Situata me helmim, komuna e Deçanit jep njoftim për banorët e këtyre fshatrave (dokument)
16 korrik 2021
| 11:59
Komuna e Deçanit ka njoftuar qytetarët që furnizohen me ujë nga ujësjellësi që rrjedh nga rezervari në Drenoc, ku bëjnë pjesë fshatrat Prejlep, Rastavicë, Baballoq, Gramaqel, Dubravë, Shaptej, Jasiq i Ri, Gllogjan, Ratish i Epërm, Ratish i Ulët, Irzniq dhe Prokolluk, të mos e përdorin për pije ujin e këtij ujësjellësi, ngase sipas analizave të IKShPK-së rezulton se ky ujë nuk është i pijshëm, raporton “Epoka e re”.