Situata me pandeminë në Kroaci po shkon drejt përmirësimit
26 prill 2020
| 15:29
Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 14 raste me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.030, tha ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh.
Ai tha në një konferencë për media se është shënuar edhe një viktimë nga sëmundja COVID019.
Bëhet fjalë për një person që ishte banor i një shtëpie pleqsh, njoftoi Radio Televizioni i Kroacisë.
Në Kroaci, 55 njerëz kanë vdekur deri më tani, ndërsa 1,103 njerëz janë shëruar nga virusi.
Ky vend ka testuar gjithsej 31.622 persona.
Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Zagreb, Alemka Markotiq, tha se situata po shkon drejt përmirësimit, “siç dëshmohet edhe nga fakti se ka gjithnjë e më shumë vende në spital për pacientë të rinj”./rel/