Situata me targat: Admirali i NATO-s i shkon Viçiqit në zyre
28 tetor 2022
| 13:53
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është takuar të premten me zyrtarin e lartë të NATO-s, admiralin Rob Bauer.
Siç kanë raportuar mediat serbe, në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n, përbrenda statusit neutral ushtarak të Serbisë.
Vuçiqi ka thënë se është shumë e rëndësishme të ketë dialog mes përfaqësuesve serbë si dhe zyrtarëve të NATO-s.
“Anëtarët e NATO-s kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, gjithashtu për t’i mbrojtur etnicitetet tjera dhe serbët në Kosovë”, citohet të ketë thënë Vuçiqi.
E gjithnjë sipas kanaleve zyrtare serbe, Bauer citohet të ketë thënë se NATO respekton neutralitetin ushtarak të Serbisë.