Situata në veri, Berisha: Liderët në pushtet e opozitë të unifikohen karshi Serbisë
27 dhjetor 2022
| 10:12
“Situata është me ndjeshmëri të lartë të përshkallëzimit të sigurisë, jo me veriun e shtetit, me disa qindra banditë e mercenarë serb e rus atje por, por direkt me Serbinë”, ka shkruar në “Facebook” gazetari Ridvan Berisha.
Ai ka thënë se është interes jetik shtetëror që aktualisht të heqim dorë nga beteja legjitime demokratike, nga debatet me vokacion toksik, pushtet e opozitë.
“Jemi në finale dhe këtë provim pjekurie politike patjetër se duhet t’a japim pa asnjë mëdyshje. Ju lutem liderë në pushtet e opozitë, menjanoni historinë tuaj të përplasjeve, gjejeni një formulë funksionaliteti për unitet karshi Serbisë! Dje ishte vonë, sot edhe më vonë, e nesërmja do të jetë edhe më e vështirë”, ka shkruar Berisha.