Situata në Veri: Bllokohet një rrugë në Zubin Potok

31 korrik 2022 | 18:38

Serbët kanë bllokuar një rrugë në komunën e Zubin Potokut. Rruga e bllokuar është në fshatin Rudar të kësaj komune, ndërsa lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti, ka thënë për “Kossev” se ka ardhur deri te bllokimi i një rruge në Zubin Potok.

“Kishte bllokim të rrugës në Zubin Potok afër Rudarit. Pretendohet se është përhapur një lajm i rrejshëm se komuna do të bllokohet nga njësitet speciale, që absolutisht nuk është e vërtetë dhe se nuk ka asnjë qëllim të tillë”, ka thënë Hoti.

Serbët kanë lëshuar alarmin e njohur si ‘usbuna’, i cili shërben për grumbullimin e serbëve të veriut.

Ky alarm vije sot, më 31 korrik, para 1 gushtit, kohës kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për ndërrimin e targave serbe me ato RKS, si dhe reciprocitetit për letërnjoftimet serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbeten shqetësuese shifrat e larta të qytetarëve të Kosovës të…