Situata në veri, Haradinaj: Deklarata e ShBA-së dhe BE-së të ndiqet si udhërrëfyes nga Kosova
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se deklarata e përbashkët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimit Evropian (BE) është udhrrefyes që duhet ta ndjekë Kosova.
Ai ka thënë se falë ShBA-së dhe BE-së është gjetur zgjidhja për parandalimin e situatës shpërthyese në veri të Kosovës.
“Deklarata e përbashkët ShBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë. Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit. Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
ShBA-ja dhe BE-ja të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në veri