Situata në veri, KFOR-i bën vëzhgime nga helikopteri

26 shtator 2023 | 15:24

Dy ditë pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës në veri, gjendja atje raportohet të jetë e qetë.

Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in po vazhdojnë të jenë prezentë, ndërsa KFOR-i po vëzhgon situatën edhe me helikopter.

Në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe u lëndua një tjetër.

Pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen, ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë. Nga gjuajtjet me armë zjarri, tre terroristë u vranë, dy janë arrestuar, dhe katër persona tjerë janë arrestuar për përfshirje.

Lidhur me sulmet terroriste, Policia ka sekuestruar arsenal armësh në Zveçan, të cilat u publikuan gjatë ditës së hënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…