Situata në veri, reagon gazetari Berisha: Ekziston vetëm një Kosovë dhe jo dy

20 qershor 2023 | 12:37

Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri.

Ai ka thënë se sundimi i ligjit është standard i panegociueshëm perëndimor. E sipas Berishës, pse tani zbatimi i ligjit në një pjesë të territorit shndërrohet në faj për Kosovën?!

“NATO në Kosovë është që prej vitit 1999, tani e kam pak të paqartë se si aleanca më e fuqishme ushtarake në botë toleron kërcënimet serbo-ruse në veri të shtetit të Kosovës. Kosova është shtet demokratik, ka mirëkoordinuar veprimet në fushën e sigurisë me aleatët e saj, ka mbyllur sytë përpara grupeve kriminale me koston që paqja të arrihet. Ç’faj ka Kosova tani?! Asnjë gjë për gjykimin tim. Sundimi i ligjit është standard i panegociueshëm perëndimor, pse tani zbatimi i ligjit në një pjesë të territorit shndërrohet në faj për Kosovën?! E papranueshme!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Berisha ka theksuar se taktizimet e molisuna të tjera të kësaj qeverie fare nuk i komenton.

“Sikundër që mbeten me pikëpyetje formulimet shumëkuptimëshe të marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel e po ashtu edhe dakordimi në Ohër më 18 mars për planin e zbatimit. Parasegjithash me intereson vetëm zbatimi i ligjit në çdo pjesë të shtetit! Ekziston vetëm një Kosovë dhe jo dy siç mund të hamendësoj se mund të ketë plane për ta komprometuar rendin kushtetues!”, ka shkruar Ridvan Berisha.

v

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver…