Situata në veri të Kosovë, pamje nga droni në Jarinje
21 shtator 2021
| 11:41
Qeveria e Kosovës të hënën ka nisur me zbatimin e reciprocitetit për targa duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës.
Që dy ditë, qytetarë serbë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.
Ata e kanë kaluar natën atje, ndërsa rruga është e bllokuar me kamionë dhe vetura.