Situata në veri të Kosovës, reagon NATO-ja
NATO-ja ka kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës derisa u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin veprimet e njëanshme dhe t’i kthehen dialogut.
Deklarata u bë nga zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
“NATO bën thirrje për shtensionim të menjëhershëm në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje Beogradit e Prishtinës të përmbahen, të shmangin veprimet e njëanshme e të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it mbetet për të garantuar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
#NATO calls for immediate de-escalation in the north of #Kosovo. We urge both Belgrade & Pristina to exercise restraint, avoid unilateral actions & return to dialogue. @NATO_KFOR’s mandate remains to ensure a safe & secure environment & freedom of movement for all communities.
— NATO Spokesperson Farah Dakhlallah (@NATOpress) September 24, 2021