Situata në veri, temë diskutimi mes Haradinajt dhe ambasadorit Hovenier

09 dhjetor 2022 | 11:53

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Haradinaj ka treguar se bashkë me Hovenierin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Për Aleancën, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik. Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës. Ambasadorin Hovenier, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA i jep Kosovës dhe për angazhimin e tij personal që është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë…