Situatë e qetë në veri, numër i vogël i protestuesve
04 qershor 2023
| 13:15
Pjesëtarët e KFOR-it e Policisë së Kosovës vazhdojnë të ruajnë objektet e komunave në Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Putok.
Por numri i protestuesve krahasuar më ditët e javës që po lëmë pas, këtë të diele ishte shumë i vogël, raporton “Ksp”.
Këta persona përmes kësaj proteste po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale në veri.
Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.
Të hënën (29 maj) protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve
Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave