Situatë e rëndë në Rusi, europianët dynden nëpër festa pas heqjes së kufizimeve
Task forca e qeverisë raportoi 654 jetë të humbura në 24 orët e fundit, për një total prej 138 mijë viktimash.
Shpresa për të thyer valën e re të përhapjes, të përzierë dhe me variantin Delta, mbetet tek vaksinimi i qytetarëve.
“Vaksinimi nuk është diçka e keqe. Por ta bësh të detyrueshme nuk është e drejtë.”, shprehet Vitaly Sokolovsky, banor i Moskës.
“Bie dakord me rregullat. Jam italiane, por vaksinën e kam marrë këtu në Moskë. Mendoj se është e nevojshme.”, theksoi Franceska, banore në Moskë.
“Ne jemi vaksinuar, pasi është diçka shumë e mirë për tu bërë. Shifrat po rriten dhe është shumë e frikshme. Njerëzit po përfundojnë në spitale”, shprehet Leonid, banor i Moskës.
Për të promovuar fushatën e vaksinimit, baret në Rusi po ofrojnë birra falas për ata që imunizohen ndaj Covid-19. Duke qëndruar tek baret, jeta e natës në Europë, e rivitalizuar pas heqjes së kufizimeve, po shndërrohet në një problem për shumë shtete.
Në Katalonjë ka një rritje të ndjeshme të rasteve të reja, dhe sipas autoriteteve, kjo i atribuohet grumbullimeve masive të të rinjve në klabe dhe pube duke festuar pas respektuar asnjë masë për ruajtjen e shëndetit publik.
Po e njëjta situatë po raportohet në Itali dhe Francë, teksa në Austri është lejuar rihapja e klubeve të natës dhe shtetërrethimi pas mesnatës është hequr në fillim të këtij muaji.
Rregulli për të lejuar qytetarët të marrin pjesë në këto evente është që te tregojnë nëse javë vaksinuar me një dozë, janë negativë ndaj Covid-19 ose e kanë kaluar atë.
Vijon situata e rëndë me pandeminë koronavirus në Rusi. Të hënën u raportuan mbi 24 mijë raste të reja, duke e çuar totalin e të infektuarve në mbi 5.6 milionë.
Task forca e qeverisë raportoi 654 jetë të humbura në 24 orët e fundit, për një total prej 138 mijë viktimash.
Shpresa për të thyer valën e re të përhapjes, të përzierë dhe me variantin Delta, mbetet tek vaksinimi i qytetarëve.
“Vaksinimi nuk është diçka e keqe. Por ta bësh të detyrueshme nuk është e drejtë.”, shprehet Vitaly Sokolovsky, banor i Moskës.
“Bie dakord me rregullat. Jam italiane, por vaksinën e kam marrë këtu në Moskë. Mendoj se është e nevojshme.”, theksoi Franceska, banore në Moskë.
“Ne jemi vaksinuar, pasi është diçka shumë e mirë për tu bërë. Shifrat po rriten dhe është shumë e frikshme. Njerëzit po përfundojnë në spitale”, shprehet Leonid, banor i Moskës.
Për të promovuar fushatën e vaksinimit, baret në Rusi po ofrojnë birra falas për ata që imunizohen ndaj Covid-19. Duke qëndruar tek baret, jeta e natës në Europë, e rivitalizuar pas heqjes së kufizimeve, po shndërrohet në një problem për shumë shtete.
Në Katalonjë ka një rritje të ndjeshme të rasteve të reja, dhe sipas autoriteteve, kjo i atribuohet grumbullimeve masive të të rinjve në klabe dhe pube duke festuar pas respektuar asnjë masë për ruajtjen e shëndetit publik.
Po e njëjta situatë po raportohet në Itali dhe Francë, teksa në Austri është lejuar rihapja e klubeve të natës dhe shtetërrethimi pas mesnatës është hequr në fillim të këtij muaji.
Rregulli për të lejuar qytetarët të marrin pjesë në këto evente është që te tregojnë nëse javë vaksinuar me një dozë, janë negativë ndaj Covid-19 ose e kanë kaluar atë. A2news.