Situatë e tensionuar përmbytjesh në jug të Gjermanisë
Shi, shi dhe vetëm shi sidomos në jugun gjerman. Në disa zona ka rënë më shumë se 100 litra shi për metër katror. Situata e përmbytjes në jug të Gjermanisë mbetet e tensionuar.
Shi, shi dhe vetëm shi në Gjermani në javët e fundit. Ende priten reshje të forta gjatë së dielës, situata e përmbytjes në jug të Gjermanisë mbetet e tensionuar.
Në Pfafenhofen në Ilm në Bavarinë e sipërme një zjarrfikës humbi jetën gjatë një aksioni shpëtimi. Pas ditësh me reshje të forta në mjaft zona në Bavari dhe Baden-Vyrtemberg kanë dalë nga shtrati lumenjtë duke përmbytur mjaft zona në jugun gjerman.
Sidomos të prekura janë disa zona në Augsburg, Bamberg, Regensburg, Nuremberg. Reshjet janë të forta, thuhet nga Shërbimi Meterologjik Gjerman dhe kur kjo “ndesh me tokën e ngopur, atëherë mund të ketë sërish shpejt vërshime ujërash”.
Dy vagonë të një treni ICE dolën nga shinat të shtunën vonë për shkak të rrëshqitjes së tokës – për fat nuk pati të lënduar. 185 pasagjerët u evakuuan. Organizata e Ndihmës Teknike, THW në Gjermani shtoi në fundjavë 1800 forca shpëtimi në jug të Gjermanisë. Edhe ushtria gjermane ka shkuar në disa zona për ndihmë. Në Pfafenhofen janë duke ndihmuar 800 ushtarë.
Në mjaft zona është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës.
Në shumë rajone flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi. Në disa zona në Augsburg u evakuuan mjaft banorë në fundjavë. Në Mekenbeuern të shtunën 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve. Edhe në rajone të tjera janë evuakuuar banorët në jugun gjerman. /DW
Bavarian state premier Markus Soeder says #floods that hit southern #Germany have caused "enormous" damage. A state of emergency has been declared in several districts, and severe weather warnings have been issued in over 10 districts. #PlanetMatters pic.twitter.com/6rIIBu1r4c
— CGTN Global Watch (@GlobalWatchCGTN) June 2, 2024