
Sivaspori reagon pasi Manaj humbi ndjenjat dhe u largua me ambulancë nga fusha
09 mars 2025
| 15:58
Rei Manaj u largua nga fusha në minutën e 9-të gjatë ndeshjes Sivaspor-Goztepe.
Ai humbi ndjenjat pas përplasjes me një futbollist dhe u largua me ambulancë. Ndërkohë klubi ka reaguar duke zbuluar gjendjen e sulmuesit të Kombëtares.
‘Futbollisti ynë Rei Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe. Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, ai është dërguar me ambulancë dhe tashmë është i vetëdijshëm.
Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rei Manajt do të ndahet me publikun. Futbollistit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë’, thuhet në njoftimin e klubit turk.