Sivjet festojmë 40 vjetorin e Lëvizjes, natyrisht me shokë e bashkëveprimtarë
Në vazhdën e takimeve me shokët e idealit edhe sot pata kënaqësinë ta pi një kafe me shokun, bashkveprimtarin, Halil Selimi! Evokuam kujtime nga ajo kohë, secilit i kujtohet diçka nga vetja!
Derisa në pjesën e dytë të viteve të 80-ta, Lëvizja Popullore e Kosovës vepronte gjithandej Kosovës dhe viseve të saja, po edhe në Preshevë e rrethinë kishte një organizim të konsoliduar mirë! Ata veprimtarë ilegalë, që vepronin e nuk ishin zbuluar, vepruan, zgjeruan rradhët, por duke e parë nevojë e madhë për kuadra të pregaditur e të kalitur nëpër burgjet e asaj kohe i pritëm me gëzim të madh.
Vlenë të përmendet një fakt, gati të gjithë ata të burgosur që ishin burgosë nga viti ´81 e këndej, që filluan të dalin nga burgu gjetën organizim të mirëfillët, si në Kosovë, Zvicër, Gjermani, Austri, shtetet Skandinave deri te Australia e largët.
Pata rastin që bashkë me shokë t’i trokasim derë më derë gati të gjithëve për organizim, si në rrethe ashtue në Komitetin Drejtues të OMLK-LPRK-së.
Shumë prej tyre u riorganizuan ose u kooptuan.
Derisa kisha biseduar më antarin e Komitetit Drejtues, Bajram Kadia, alias Koci për një kuadër si Halil Selimi, i dalë nga burgu në qershor të vitit 1989. Kur një ditë më njoftuan se Halilin e kishin kooptuar në Komitet; Halili njihej prej kohësh me anëtarët e Komitetit Drejtues, me Fadil Vatën, Afrim Zhitia, Ramadan Avdinë.
Shumë sinqerisht e burrërisht!
Menderes Zeneli