Sivjet nuk shënohet ‘Epopeja e Dukagjinit’, shkak koronavirusi

23 mars 2020 | 14:16

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Daut Haradinaj, ka bërë me dije se për shkak të koronavirusit sivjet nuk do të mbahet “Epopeja e Dukagjinit”.

Ai ka thënë se ketë ngjarje do ta kujtojnë në shtëpitë e tyre dhe atë me respekt dhe krenari.

“Të nderuar bashkëqytetarë, duke parë gjendjen në të cilën po kalojmë për shkak të COVID-19, duhet të ju njoftojmë që nuk do të ketë manifestim për Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan. Do i kujtojmë dhe nderojmë nga shtëpitë tona, me respekt e krenari. Gazmendit, Himës dhe Agronit, të rënëve të parë të kësaj beteje të lavdishme, nderime dhe LAVDI. Dëshmorët janë shtylla e shtetit dhe historia që nuk harrohet kurrë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Epopeja e Dukagjinit” është shënuar çdo vit më 24 mars, në kujtim të luftës se familjes Haradinaj.

https://www.facebook.com/DautHaradinaj/photos/a.1562969843756138/2738784066174704/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Ilir Ibrahimi ka ftuar liderët politikë për reflektim…