Sizmologu grek kishte paralajmëruar për tërmetet
26 nëntor 2019
| 09:11
Sizmologu i njohur grek Akis Tselentis, i cili ka bërë edhe parashikimet për këto valë tërmetesh të forta në Shqipëri, është telefonuar mëngjesin e sotëm nga gazetari Enkel Demi, nga studio e “Abcnews”, për të komentuar gjendjen pas tërmetit të madh e të njëpasnjëshmëve në Shqipëri.
Ai deklaroi se ky ishte “piku më i lartë” i valës së tërmeteve që priteshin dhe, pas goditjet, do të pakësohen.