“S’janë kufizuar veç në territorin tonë” – vjen reagimi i Zelenskyt për ngjarjet në Poloni
15 nëntor 2022
| 22:21
Siç raporton CNN, edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas raportimeve se raketat ruse goditën një fshat polak afër kufirit me Ukrainën, duke lënë të vrarë dy persona.
Zelensky, siç raporton CNN veçse e ka marrë si “të konfirmuar” këtë ngjarje.
Ai ka thënë në adresimin e tij të përgjithshëm se “terrori nuk është kufizuar vetëm në kufijtë tanë nacional”.
Sidoqoftë, autoritetet polake nuk kanë konfirmuar ende se dy raketat ranë në territorin e saj, teksa Rusia ka mohuar raportimet.
Departamenti Amerikan i Shtetit ndërkaq ka thënë se punon me aleatët për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.