Sjellja e Kurtit, Maliqi: Më shumë se strategji për të mbetur në pushtet, po duket si rrugë e sigurt për në opozitë

19 janar 2025 | 23:48

Politologu Agon Maliqi ka komentuar sjelljen e pazakontë të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës elektorale.

Sipas Maliqit, Kurti po përqendrohet kryesisht te militantët e tij më të flaktë, duke lënë jashtë vëmendjes votuesit pragmatikë që në vitin 2021 kaluan nga partitë e tjera drejt Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kryeministri me këtë strategji fushate nuk po i flet votuesit të partive të tjera i cili do t’i duhej për të shkuar te 500k. Madje nuk po i flet as votuesit pragmatik që kaloi në VV në vitin 2021 prej partive të tjera, pasi Kurti foli me tone përbashkuese. Me këtë qasje të sotme ai po i flet vetëm militantit më të flaktë, e që le të themi në rastin më të mirë janë votuesit e vitit 2019 (25%). Pra sikur nuk po përpiqet as që ta rrisë votën dhe as ta mbajë atë që e kishte, por të rikthehet në origjinë. Kjo më shumë se strategji për të mbetur në pushtet po duket (me ose pa qëllim) si rrugë e sigurt për në opozitë”, ka shkruar në “Facebook” Maliqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë është rrotulluar në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.…