‘S’ka’ Covid në kohë zgjedhjesh

27 janar 2021 | 16:43

Tubime pa maska, pa distancë, pa dezinfektues por me qindra të pranishëm janë duke mbajtur partitë politike në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë në detyrë, në ambiente të mbyllura lejohen vetëm 30 persona, ndërsa në hapësira publike deri në 50, gjithmonë duke respektuar masat kundër Covid-19.

I vetmi institucion që është duke i dënuar partitë politike për shkelje të masave është Inspeksioni i Komunës së Prishtinës.

Më poshtë, kemi zgjedhur t’ua pasqyrojmë shkeljet e partive përmes këtyre fotografive, të cilat, vet partitë politike i kanë publikuar në rrjetet sociale, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.


Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit…