S’ka dilema, Neymari qëndron në PSG
31 gusht 2020
| 17:22
“Dua të pushoj dhe të rikthehem në finale”, ky është titulli i “PSG le Mag” dhe fjalët janë të brazilianit Neymar, i cili ka dhënë një intervistë ekskluzive në revistën e mësipërme.
Sulmuesi lëshon kështu një mesazh të qartë në lidhje me të ardhmen e tij. Ai nuk do të largohet nga PSG-ja, ku sezonin e fundit fitoi titullin kampion dhe Kupën e Francës.
Gjithsesi peng i ka mbetur humbja e finales së Ligës së Kampionëve dhe Neymari dëshiron të rikthehet në finale dhe ta fitojë trofeun prestigjioz.