S’ka fitues në ‘Mestalla’
Sfida e parë e javës së 24-rt e kampionatit spanjoll midis Valencias dhe Atletico Madridit u mbyll në barazim 2-2 në “Mestalla”.
Një takim tepër i luftuar, ku 45 minutshi i parë regjistroi 3 gola dhe skuadra e Diego Simeones e mbylli në avantazh 1-2.
Por, “Los Che” arritën të vendosnin sfidën në baraspeshë me ish-futbollistin e Interit, Xhefri Kondobia në minutën e 59-ë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të të dyja skuadrave për të vendosur fituesin e këtij takimi, sfida u mbyll në paqe 2-2.
Atletico Madridi i jep mundësi Sevillas ta parakalojë në renditje duke rrezikuar që të zbresë vetë në vendin e “play-off” për Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Ky rezultat vjen si mundësi e mirë për Getafen që të blindojë vendin e tretë në kampionat duke shpresuar se do të marrë pjesë sezonin pasardhës në kompeticionin elitar të klubeve evropiane.