S’ka fitues në “Anfield”
04 shkurt 2018
| 19:38
Skuadra e Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur kanë luajtur baras 2-2, në derbin e xhiros së 26-të në Premier Ligë.
Mohammed Salah i kaloi vendasit në epërsi vetëm pas tre minutave lojë, kurse dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja Victor Wanyama e barazoi rezultatin në 1-1.
Salah e riktheu epërsinë e Liverpoolit në minutën e parë shtesë duke realizuar për 2-1, por Harry Kane në minutën e pestë e barazoi rezultatin në 2-2.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)