S’ka fitues në ‘Anfield’
19 shkurt 2019
| 22:58
Një pjesë e parë me ritëm të lartë, ku Liverpooli pati më shumë raste, por nuk arriti të konkretizonte. Për t’u përmendur mundësitë e arta të Manes dhe Matipit.
Gjithashtu, bavarezët krijuan rastet e tyre, ku Gnabri vuri në vështirësi Alisson në minutën e 36-të, por braziliani arriti të devijonte topin në goditje nga këndi. Shpresojmë që në pjesën e dytë të kemi akoma më shumë ritëm, pse jo dhe gola.
Në fraksionin e dytë të takimit të dyja skuadrat u treguan shumë të kujdesshme në fazën sulmuese. I vetmi rast i rrezikshëm ishte një goditje me kokë e Manes që gjeti të përgatitur porterin Manuel Neuer.