S’ka fitues në ‘Anfield’
Liverpooli dhe Manchester City dhurojnë spektakël në duelin më të shumëpritur të kësaj fundjavë, por në fund asnjë prej tyre nuk del me tri pikë. Në “Anfield” sfida u mbyll në barazim 2-2.
Në pjesën e për pavarësisht rasteve rezultati nuk do të ndryshonte. Në minutën e 59-të, ndërkohë Sadio Mane do të ngrite peshë tifozët vendas, por gëzimi i tyre d të zgjaste vetëm 10 minuta. Phil Foden do të vendoste baraspeshën në minutën e 69-të.
Liverpooli gjeti forcat për të shënuar një tjetër gol në minutën e 76-të, këtë herë me driblime spektakolare brenda zonës. City në krahun tjetër do të gjente sërish barazimin 10 minuta nga fundi me një goditje të saktë me të majtën në hyrje të zonës.
Liverpooli mbetet në vendin e dytë me 15 pikë, ndërkohë që City mban vendin e tretë me një pikë më pak.