S’ka fitues në derbin Ballkani – Llapi

06 nëntor 2019 | 15:12

Derbi në IPKO Superligën e Kosovës mes Ballkanit dhe Llapit nuk sjelli fitues, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Ishte skuadra mysafire ajo që shënoi e para në minutën e 33-të për rezultatin 0-1, autor i golit ishte sulmuesi nga Shqipëria, Sebino Plaku. Vendasit nuk u dorëzuan dhe e gjetën rrugën e golit të barazimit në minutën e 71-të, kurse Arbër Potoku realizoi për 1-1.

Drita arriti fitore në fund të ndeshjes ndaj Dukagjinit (1-0), derisa golin e tri pikëve e shënoi Izair Emini.

Tri pikë i arkëtoi edhe Drita ën përballje me Trepçën ’89, pasi fitoi 3-2. Golat për kuqezinjtë nga Skenderaj i realizuan Arsen Sykaj nga penalltia, Hasan Hyseni dhe Argjend Bardhi, kurse për 89-shin shënuan Leart Emini nga penalltia dhe Albert Kaqiku.

Nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja tjetër derbi mes Prishtinës dhe Feronikelit.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taksa e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e…