S’ka fitues në derbin e Premier Ligës

03 nëntor 2018 | 20:31

Arsenal dhe Liverpool kanë dhuruar spektakël në barazimin 1-1 në Emirates. Ishte një ndeshje tepër argëtuese për javën e 11-të të Premier League dhe barazimi ka qenë rezultati më i drejtë. Liverpool merr kryesimin e përkohshëm të renditjes, por një fitore e Man City-t nesër do t’i zbriste në vend të dytë. Ndërsa Arsenal mund të humbasë vendin e katërt që sot nëse Tottenham mposht Wolves sot në mbrëmje.

Sfida ishte emocionuese dhe e hapur që në fillim. Skuadrat mundoheshin të dilnin përpara me shumë forca dhe mundësitë për gol ishin të shumta. Në minutat e para Arsenal rrezikon y herë portën e Alisson me Lacazette dhe Xhaka, përpara se Liverpool të kundërpërgjigjet me Mane dhe Van Dijk.

Por goli që zhbllokoi rezultatin erdhi pas pushimit. Në minutën e 61’ Leno gabon me daljen e tij duke dërguar topin në këmbët e Milner i cili shënon golin e 50-të të karrierës në Emirates. Arsenal mundohet të reagojë menjëherë dhe pas disa mundësive, Lacazette bën një gol fantastik në minutën e 82’.

Sulmuesi francez driblon Alisson, kthehet dhe godet duke dërguar topin në rrjetë. Minutat e fundit janë intensive teksa skuadrat kërkojnë golin e fitores duke rrezikuar shpeshherë të pësojnë golin e nokautit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës,…