S’ka fitues në derbin Milan-Napoli
Ndeshja derbi e zhvilluar në “San Siro” mes Milanit dhe Napolit përfundoi në barzim pa gola 0-0.
Milan mbetet shtatë pikë larg zonës Ligës së Kampionëve, gjashtë javë para fundit, ndërsa Napoli mbetet tre pikë larg Juventus kryesues, që ka luajtur një ndeshje më pak, atë që do të zhvillojë kundër Sampdoria.
Pepe Reina, që në sezonin e ardhshëm do të jetë portieri i Milanit, dhe Gigio Donnarumma, që u bë futbollisti më i ri në historinë e Serie A që arrin shifrën e 100 ndeshjeve, ishte lojtarët më të mirë në fushën e lojës, teksa shmangën golat në rastet e pakta që patën dy ekipet, raporton “Telesport”.
Vlen për t’u përmendur aktivizimi për 90 minuta i futbollistit të kombëtares kuqezi Elseid Hysaj me Napoli. Ai mori karton të verdhë kur u mbush një orë lojë.
Milan, që nuk fiton prej katër ndeshjesh, javën e ardhshme do të luajë në fushën e Torino, ndërsa Napoli pret Udinese, por më parë duhet të bëj tifo për Sampdoria.