S’ka fitues në derbin Prishtina – Feronikeli
06 mars 2019
| 19:26
Ndeshja derbi e Superligës në mes Prishtinës dhe Feronikelit ka përfunduar pa fitues (1-1).
Loja ishte mjaftë dramatike, kurse të dyja skuadrat shënuan nga një gol që në fund i solli nga një pikë. Prishtina luajti më mirë në fillim të ndeshjes dhe shënoi në minutën e 17-të, pas një ndërprerje Bekteshi më kokë e mposhti portierin mysafir.
Në minutën e 57-të, vendasit mbesin pa një lojtarë pasi që Boshnjaku u ndëshkua me të kuq pas dy kartonëve të verdhë. Epërsinë numerike e shfrytëzuan mysafirët që barazuan rezultatin në minutën e 65-të, nëpërmjet Mëndurim Hotit.
Feronikeli vazhdon të ketë pesë pikë më tepër se Prishtina në krye të tabelës me 49, kundrejt klubit nga kryeqyteti që ka 44 pikë pas 21 xhirove.
/Epoka e re/