S’ka fitues në duelin Brighton – Liverpool
Brightoni dhe Liverpooli i kanë ndarë pikët në një ndeshje mjaft interesante dhe me ethe.
Skuadrat barazuan me rezultat 2:2, ndonëse i patën rastet për ta fituar krejt lojën.
Mrekullia e këtij sezoni, Brighton kaloi i pari në epërsi në minutën e 20-të me anë të Simon Adingra.
Më pas, “Reds” e bënë një rikthim sensacional brenda pak minutash. Për këtë përmbysje të Të Kuqve u përkujdes Mohamed Salah.
Sulmuesi egjiptian i barazoi shifrat në minutën e 40-të. Kurse, ekipin mysafir e kaloi në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë pasi realizoi nga penalltia.
Por, vendësit nuk u dorëzuan deri në fund duke i barazuar shifrat me anë të Leëis Dunk në minutën e 78-të pas asistimit të March.
Falë kësaj pike, Brightoni mbetet në vendin e gjashtë në tabelën e Premierligës me 16 pikë, kurse ekipi i Jurgen Kloppit është i treti me një pikë më shumë.