S’ka fitues në miqësoren Spanjë – Zvicër
03 qershor 2018
| 22:57
Përkundër dominimit të madh Spanja nuk ka arritur të mposhtë Zvicrën në miqësoren e sotme të zhvilluar në Villareal.
1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net.
Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Odriozolas, i cili shënoi në minutën e 29 pas asistimit nga Silva.
Kurse për Zvicrën shënoi Rodriguez, i cili nga afërsi dërgoi topin në rrjetë, pasi De Gea nuk arriti të ndalë goditjen e Xherdan Shaqirit në minutën e 62.
Në vazhdim të takimit Spanja krijoi edhe disa raste por pa efikasitet.