![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/auto_2018-02-21T205406Z_1686523416_RC12752BD380_RTRMADP_3_SOCCER-CHAMPIONS-SEV-MUN1519249033.jpg)
S’ka fitues në ndeshjen e parë Sevilla – United
21 shkurt 2018
| 23:09
Manchester Unitedi rikthehet në Angli me barazim pa gola nga sfida e parë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Sevillës.
Spanjollët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, megjithatë asnjëra prej tyre nuk arriti të gjejë rrugën e golit, duke lënë kështu të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit në Old Trafford, transmeton Koha.net.
David De Gea ishte fantastik në këtë takim, duke bërë disa pritja të bukura për t’i dhënë gjasa të mëdha Unitedit për ndeshjen e kthimit.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 13 mars në Old Trafford.