S’ka fitues në ‘Old Trafford’, Unitedi larg Ligës së Kampionëve

28 prill 2019 | 19:31

Manchester Unitedu nuk ia ka dalë të mposhtë në “Old Trafford” skuadrën e Chelseat, pasi rezultati final mbeti 1-1.

Juan Mata zhbllokoi sfidën duke ndëshkuar ish-ekipin e tij në minutën e nëntë, por Chelsea barazoi shifrat me anë të Alonsos, i cili shfrytëzoi një gafë të portierit David De Gea.

Fraksioni i dytë i lojës foli më shumë për Chelsean, por rezultati mbeti i pandryshuar. Teksa në lojë janë vetëm gjashtë pikë, Unitedi e gjen veten në vendin e gjashtë, tri pikë larg Chelseas dhe një pikë larg Arsenalit. Një fitore e bluve të Londrës do t’i mbyllë shanset e “djajve të kuq” për ta arritur zonën e Ligës së Kampionëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri…