S’ka fitues në “San Siro”
Milani dhe Napoli nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në përballjen e sotme në “San Siro”. Skuadra e Guttuso kishte pas vetes mbështetjen e 56 mijë tifozëve, por duke ditur rrezikshmërinë e Napolit, tekniku kalabrez ishte siguruar që ta qëndronte skuadrën e tij me këmbë në tokë, duke u treguar pragmatiste që nga minuta e parë lojës.
Në pjesën e parë të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme dhe nuk lanë shumë raste për shënim. Donaruma dhe Ospina nuk u testuan qoftë edhe njëherë gjatë fraksionit të parë të lojës. Në pjesën e dytë Napoli mori kontrollin e lojës, por mbrojtja e “djallit” neutralizoi sulmet e vazhdueshme të napolitanëve.
Minuta pati dhe për Piatek, i cili debutoi me fanellën e kuqezi, por fati nuk rezervoi për polakun një debutim ëndrrash.
Në minutat e fundit të lojës Napoli u shfaq më kërkues, por djemtë e Ancelottit nuk arritën të tregoheshin të qetë përballë Donarumës dhe në fishkëllimën finale të arbitrit rrjetat e secilës skuadër ngelën të paprekura.