S’ka fitues në Suharekë, Ballkani dhe Prishtina ndajnë pikët

11 dhjetor 2022 | 15:08

Ka përfunduar takimi në mes të Ballkanit dhe Prishtinës.

Derbi i Superligës së Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës është mbyllur pa fitues, me rezultatin 1:1.

Pjesa e parë është karakterizuar me një lojë të qetë nga të dy skuadrat.

Ishte kampioni në fuqi që në rastin e parë drejt portës ka realizuar gol. Në minutën e 11-të ka shënuar  Edvin Kuç pas një gjuajte të bukur, duke i dhënë epërsinë suharekasve.

Kryeqytetasit në anën tjetër janë munduar ta barazojnë rezultatin, por nuk ia kanë arritur.

Pjesa e parë është mbyllur 1:0 në favor të Ballkanit.

Edhe në 45 minutat e dytë ekipi i Ilir Dajës ishte ai që kërkonte më shumë golin.

Mirëpo, edhe kryeqytetasit janë munduar të barazojnë shifrat, por kanë arritur krejt në fund të realizojnë gol.

Ishte Kreshnik Uka që nga pika e bardhë është treguar i saktë.

Me këtë barazim, Ballkani qëndron në vendin e dytë me 38 pikë, kurse Prishtina pozicionohet në vendin e tretë me 27 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar sulmet ndaj EULEX…