S’ka interesim të qytetarëve për ta parë punën e Gjykatës Kushtetuese
Për nderë të 9 Prillit – Ditës së Kushtetutës, dyert e Gjykatës Kushtetuese ka qenë të hapur për vizitorë, por interesimi i qytetarëve ka qenë shumë i vogël.
Ndonëse ekipi i “EO”-s ka qëndruar për rreth dy orë aty, asnjë qytetar nuk e ka vizituar këtë institucion.
Zyrtari për informim për sallën e Gjykatës Kushtetuese ku merren vendime, Veton Dula, ka treguar në detaje për punën që bëhet aty.
“Meqenëse është rikonstruktuar pak sa më vonesë për momentin mungon logoja. Këtu është vendi ku gjyqtarët shqyrtojnë lëndët dhe marrin vendimet. Zakonisht kemi edhe seanca publike dëgjimore ku mund të vijnë edhe qytetarët të marrin pjesë në seanca dëgjimore. Vitin e kaluar kemi pas mungesë të seancave dëgjimore për shkak të pandemisë”Momentalisht në këtë gjykatë janë 7 gjyqtar, edhe dy të tjerë janë në proces të zgjedhjes. Mandati i tyre është 9-vjeçar. Ata kanë mundësi të vizitojnë gjykatoren, bibliotekën, kabinetin e sekretarit të përgjithshëm dhe kabinetin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese.