“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan” – Analiza e Spahiut acaron keq Matoshin
23 shtator 2024
| 23:23
Sulmi në Banjskë ka shkaktuar debat të ashpër mes panelistëve në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Politologu, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Kosova ka qenë në dijeni se Serbia po përgatitet për një sulm mbi vendin tonë.
“Mirëpo nuk e kemi ditur kur dhe ku do të ndodh”, ka thënë Spahiu, raporton gazeta10.
Me këtë deklaratë nuk është pajtuar analisti Halil Matoshi. Ai ka thënë se argumentet e Spahiut janë të paqëndrueshme.
Sipas tij, çdo person me mendje të shëndosh e di që Serbia nuk mund ta sulmojë më kurrë Kosovën me tanke dhe avion.
“S’ka kaluar rreziku për luftë, jemi popull tucan”, ka qenë kundërpërgjigja e Spahiut.
Përplasjen e plotë e gjeni me poshtë: