![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/tottenham.jpg)
S’ka këndellje për Chelsean as ndaj Tottenhamit
26 shkurt 2023
| 20:02
Tottenham Hotspur ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Chelseat, 2-0 në atë që cilësohet si derbi i Londrës. Pjesa e parë foli më shumë për ekipin e Potter, por pa mundur të gjenin rrugë drejt rrjetës duke bërë që të mbyllej pa gola.
Gjithçka ndryshoi në sekondat e para të pjesës së dytë, teksa Oliver Skipp do të zhbllokonte ndeshjen me një super gol, i cili është i pari për të në Premier Ligë.
Në minutën e 82-të, Tottenham do të dyfishonte shifrat. Pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Heung-Min Son, Dier asiton Harry Kane, i cili tregoi insektin e sulmuesit për të vulosur derbin.