S’ka kohë për të eksperimentuar me dialogun Kosovë – Serbi
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se opozita nuk është unike dhe nuk ka disponim për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.
Ai ka thënë se disa parti nuk janë të gatshme për zgjedhje dhe se shumicës u konvenon një qeveri e “mekët”, as mish as peshk.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka theksuar se presidenti Thaçi nuk është figurë e pazëvendësueshme në dialogun me Serbinë por, sipas tij, nuk ka kohë të eksperimentohet dhe të shkaktohen vonesa në këtë proces.
Maliqi ka vlerësuar se ideja për zëvendësimin e Thaçit nuk motivohet që dialogu të përfundojë me sukses, por që ai të rrënohet.
Sipas tij, nëse partitë mbesin të përçara rreth dialogut, do të ketë vonesa të panevojshme dhe Kosova do të dalë joserioze karshi pritjeve të faktorëve ndërkombëtarë.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)