S’ka krizë te Trepça ’89, futbollistët marrin pagat
23 mars 2020
| 16:35
Drejtuesit e klubi elitar të Kosovës në futboll, Trepça ’89 kanë bërë sot një gjest të mirë, pasi kanë paguar pagat e futbollistëve dhe shtabit teknik.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “Facebook”, trajneri Shpëtim Idrizi.
“E falënderojmë kryetarin, ne stafi i trajnerëve, poashtu edhe lojtarët ku në këtë gjendje të jashtëzakonshme ai gjithmonë është pranë neve me solidaritetin e tij. Gjithmonë është i përpiktë ndaj nesh me dhënien e pagave. Faleminderit!”, ka shkruar Idrizi në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/