S’ka kuorum, dështojnë sërish marrëveshjet ndërkombëtare
04 prill 2024
| 19:00
Kuvendi i Kosovës edhe në seancën e së enjtes ka dështuar të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare, për shkak të mungesës së kuorumit.
Në seancë plenare nuk ishin të pranishëm 81 deputetë, kështu që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk i hodhi në votim marrëveshjet ndërkombëtare.
Në anën tjetër, të zgjedhurit e popullit miratuan Projektligjin për Gjykatën Administrative, ndërsa nuk pati kuorum në vendimmarrje për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Pas kësaj, kryeparlamentari Konjufca ka mbyllur punimet e seancës plenare, derisa ka shtuar se e njëjta do të vazhdojë javën e ardhshme.
Gjithashtu, të premten do të mbahet edhe një seancë për pyetje parlamentare me fillim nga ora 10:00.