S’ka kuorum, dështon konstituimi i Komisionit hetimor për tekstet shkollore
18 prill 2024
| 11:11
Në mungesë kuorumi ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore dhe mjeteve shkollore për vitin shkollor 2023/2024, raporton Ekonomia Online.
Në komision ishin të pranishëm vetëm pesë deputetë.
Shemsedin Dreshaj i AAK-së, Bekim Haxhiu i PDK-së dhe nga radhët e VV-së ishin tre deputetë, Mefail Bajqinovci, Arjeta Fejza dhe Mirlinda Tishukaj Sadiku.