S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Financa
25 shtator 2018
| 13:52
Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.
Në rend dite ishte shqyrtimi i raportit të punës së komisionit për sesionin pranveror 2018 dhe diskutim për auditimin e raporteve të deklarimit financiar të subjekteve politike për vitin 2017.
Kryetari i komisionit, Driton Selmanaj, ka thënë se ekziston interesim minimal nga deputetët për mbledhje.