S’ka kuorum, dështon raportimi i Bislimit në Komision
12 tetor 2023
| 12:48
Ka dështuar raportimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në mungesë të kuorumit.
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbreshë Hyseni, ka thënë se Bislimi ka qenë në mbledhje të qeverisë dhe në ndërkohë po priste kuorumin për të ardhur në raportim.
Ajo ka theksuar se është e paarsyeshme sjellja e deputetëve të opozitës, anëtarë të këtij komisioni, që nuk e kanë pritur Bislimin.
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se do ta lëshojnë sallën pas 15 minutash, ngase Bislimi ishte dashur të vijë me kohë në raportim./EO