S’ka kuorum, dështon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës

24 prill 2025 | 11:40

Në mungesë të kuorumit ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në këtë seancë ishte paraparë të diskutohej propozim-vendimi për lënien në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.

Kjo seancë është braktisur nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Do të thotë, mbledhja është thirrur për të marrë vendim për diskutim publik të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033. Nuk ka të bëjë me miratimin e planit, por vetëm me hapjen për diskutim publik. Sipas Shërbimit të Kuvendit, nuk kemi pasur kuorum për ta mbajtur mbledhjen, për shkak të mungesës së asamblistëve të LV-së dhe të PDK-së”, ka deklaruar kryesuesi i Kuvendit, Ajet Brajshori. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cleveland udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale “play-off” në Konferencën…