S’ka kuorum, Kuvendi dështon t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare
23 dhjetor 2022
| 18:30
Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit ka dështuar të miratojë katër marrëveshjet ndërkombëtare, në mes tyre edhe ajo për reformën e sistemit të ndihmës sociale në Kosovë.
Në momentin e shqyrtimit të marrëveshjeve, në sallën plenare ishin vetëm 66 deputetë.
Në anën tjetër, Kuvendi dështoi të miratojë edhe disa projektligje që ishin në rend të ditës.
Kësisoj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca mbyllemi punimet e seancës së sotme plenare, rrjedhimisht edhe sesionit vjeshtor të Kuvendit.
Seanca e radhës e Kuvendit pritet të mbahet në javën e tretë muajit janar të vitit 2023.