S’ka kuorum, Kuvendi shkon në pushime verore
28 korrik 2023
| 11:17
Kuvendi i Kosovës nuk e ka mbajtur seancën e paraparë për sot.
Në mungesë të kuorumit, nënkryetarja Saranda Bogujevci ka propozuar që seanca të mbyllet.
Seanca ishte e fundit për sesionin pranveror.
Kuvendi do t’i kthehet punës në shtator.