S’ka kuorum, nuk vazhdon seanca plenare

27 qershor 2024 | 14:40

Në mungesë kuorumi, nuk ka vazhduar seanca e sotme plenare.

Të pranishëm në sallën alternative ku është mbajtur seanca e sotme, kanë qenë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Paraprakisht, deputetët e partive opozitare kanë lëshuar sallën plenare meqë nuk është mbështetur kërkesa për tërheqjen e Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Komisionit të Pavarur të Mediave dhe për Zyrtarët Publik.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se kjo seancë do të vazhdohet javën e ardhshme, raporton ksp.

“Siç duket nuk do ta kemi kuorumin për sot, kështu që këtë seancë e vazhdojmë javën e ardhshme”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.

Në seancën e sotme plenare ishin paraparë mbi 30 pika të rendit të ditës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Spanjës ka votuar kundër propozimit të grupit parlamentar …