S’ka kuorum për votim të Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së
25 shtator 2020
| 11:12
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës është duke u mbajtur, teksa në rend dite janë disa pika të papërfunduara nga seancat e mëparshme.
As në këtë seancë nuk arriti të votohet në parim Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, në mungesë të kuorumit.
Në fillim të seancës u votua në parim për këtë projektligj, i cili mori 36 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, pra nuk pati kuorum për miratimin e tij, raporton “Epoka e re”.